• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Mbështetja për Trampin para Harisit për ekonominë dhe krimin po ulet

Anketë: Mbështetja për Trampin para Harisit për ekonominë dhe krimin po ulet

Uashington, 27 gusht 2024 (MIA) - Rënia e mbështetjes që kandidati për president i Partisë Republikane, Donald Tramp e ka para kandidates demokratike Kamala Haris për çështje të tilla si ekonomia dhe krimi, është konfirmuar në nnjë anketë të re të opinionit publik të kryer nga Rojters/Ipsos.

Rezultatet e anketës, të kryer midis 23 dhe 25 gushtit, tregojnë se 43 për qind e të anketuarve preferojnë qasjen e Trampit ndaj ekonomisë dhe punësimeve, ndërsa 40 për qind janë me Haris.

Një diferencë prej 3 përqind është shumë e vogël, duke pasur parasysh gabimin e lejuar të anketës prej 4 pikë përqindjeje. Në anketën e Rojters/Ipsos në fund të muajit të kaluar, Tramp kishte një avantazh prej 11 për qind në lidhje me politikën ekonomike.

Mbështetja për Harisin dhe Trampin në lidhje me temat e krimit dhe korrupsionit është e barabartë - nga 40 për qind. Për krahasim, lideri republikan kryesoi me 5 për qind në anketën korrikut.

Hulumtimet e fundit kombëtare tregojnë se Haris ka një epërsi të vogël para Trampit pasi ajo hyri në garë më 21 korrik pas vendimit të Presidentit Xho Bajden për ta ndërpretë fushatën e tij. Në anketën e Rojters/Ipsos nga fundi i korrikut, Harisi e kalon Trampin me një pikë përqindje (43% kundrejt 42%).

Mbetet për t'u parë se si vendimi i kandidatit të pavarur Robert F. Kenedi i Riu për të ndërpretë fushatën e tij do të ndikojë në garë. Kenedi i Riu i cili në korrik kishte një mbështetje prej 8 për qind, të premten deklaroi se do ta mbështesë Trampin.

Anketa e fundit i Rojters/Ipsos tregon se ekonomia është problemi më i madh për 26 për qind të votuesve të regjistruar. Në vend të dytë, me 22 për qind, është ekstremizmi politik dhe kërcënimet ndaj demokracisë, dhe 13 për qind e të anketuarve tregojnë emigracionin si problem bazë.

Të anketuarit që preferojnë qasjen e Harisit për të luftuar ekstremizmin janë 42 për qind, ndërsa Tramp ka mbështetjen e 36 për qind të të anketuarve për këtë çështje.

Sa i përket politikës së imigracionit, 45 për qind e të anketuarve miratojnë qasjen e liderit republikan, ndërsa 37 për qind mbështesin kandidaten e Partisë Demokratike.

Asnjëri nga kandidatët nuk gëzon popullaritet të gjerë publik – 59 përqind e votuesve thanë se kishin një opinion të pafavorshëm për Trampin, ndërsa 52 përqind e të anketuarve thanë të njëjtën gjë për Haris. Ajo perceptohet në mënyrë të favorshme nga 47 përqind e votuesve, krahasuar me 39 përqind për Trampin.

Anketa e Rojters/Ipsos u krye mes 1028 personave të rritur nga i gjithë vendi, nga të cilët 902 janë votues të regjistruar. ls/

Foto: arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR