• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Kamalla Haris me avantazh të vogël në Uiskonsin dhe Miçigen, barazohet me Trampin në Pensilvani

Anketë: Kamalla Haris me avantazh të vogël në Uiskonsin dhe Miçigen, barazohet me Trampin në Pensilvani

Uashington, 31 tetor 2024 (MIA) – Nënpresidentja e SHBA-së dhe kandidate demokrate në zgjedhjet presidenciale, Kamalla Haris, ka përparësi të vogël para kundërkandidatit republikan Donald Tramp në Miçigen dhe Uiskonsin, përderisa dy kandidatët janë barazuar në Pensilvani, tregon anketa e re e Si-En-En, e publikuar mbrëmë.

Më pak se një javë para zgjedhjeve më 5 nëntor, demokratja Haris prin me 48 përkundër 43 për qind në mesin e votuesve të mundshëm në Miçigen dhe me 51 përkundër 45 për qind në Uiskonsin – dy nga tre shtetet e papërcaktuara të cilat e morën pseudonimin “muri i kaltër” për shkak të rolit të tyre kyç në fitoren e presidentit Xho Bajden mbi Trampin në vitin 2020. 

Në shtetin e tretë të “murit të kaltër”, Pensilvani, anketa e Si-En-En tregoi se Harrisi dhe Trampi janë barazuar me 48 për qind. Me nëntëmbëdhjetë vota elektorale, Pensilvania është një nga shpërblimet më të dëshiruara në luftën për Shtëpinë e Bardhë. 

Intervistat janë zbatuar nga 23 deri më 28 tetor përmes internetit dhe telefonit me 726 votues të mundshëm në Miçigen, 819 në Pensilvani dhe 736 në Uiskonsin, njoftoi Si-En-En. Margjina e gabimit është plus ose minus 5 pikë përqindjeje. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR