• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: EPP mbetet partia kryesor në BE para SD-së, liberalët bien në pozitën e pestë

Anketë: EPP mbetet partia kryesor në BE para SD-së, liberalët bien në pozitën e pestë

Bruksel, 4 mars 2024 (MIA) - Partia popullore evropiane e qendrës së djathtë (EPP) në zgjedhjet për anëtarë të Parlamentit Evropian të planifikuara në qershor pritet të arrijë rezultat të ngjashëm si në zgjedhjet evropiane të vitit 2019 dhe të fitojë 181 mandate, ndërsa Aleanca progresive e socialistëve dhe demokratëve (SD) e qendrës së majte do të humbiste 14 vende dhe do të reduktohej në 140 deputetë. tregojnë rezultatet e anketës së fundit të opinionit publik në BE e realizuar nga Jurop Elekt në fund të shkurtit.

Sipas kësaj ankete, është shumë e rendësishme EPP të realizojë rezultate më të mira zgjedhore nga SD-ja në Rumani dhe Portugali, të cilat deri më tani konsideroheshin bastione të socialdemokratëve, ndërsa grupi liberal "Ta rinovojmë Evropë" (RE) do të binte në vendin e pestë sipas numrit të mandateve të fituara, i shtypur nga aleanca e djathtë e Konservatorëve dhe Reformistëve evropianë (ECR).

Në Rumani, Partia Social Demokratike (PSD) në pushtet do të humbiste dy vende, të cilat do të shkonin në llogarinë e anëtarit të EPP-së, Partisë Kombëtare Liberale (PNL), kështu që të dyja partitë do të fitonin nga 10 deputetë secila. Menjëherë pas tyre me tetë mandate është anëtarja e ECR, Aleanca nacionaliste dhe populiste e djathtë për Bashkimin e Rumunëve (AUR).

E ngjashme është situata edhe në Portugali, ku Partia Socialiste (PS) në pushtet nga radhët e SD-së dhe anëtarja e EPP=së, Partia Socialdemokrate (PSD) do të fitonin nga shtatë vende secila. Në zgjedhjet e vitit 2019, PS fitoi nëntë eurodeputetë, ndërsa PSD shtatë.

 

Жителите на Португалија, кои главно се наоѓаат во своите домови поради строгиот „локдаун“ воведен со цел да се спречи ширењето на Ковид-19 во земјата, денеска избираат нов претседател, но мно

 

Por përpara zgjedhjeve evropiane të së dielës, Portugalia përballet me zgjedhje të parakohshme parlamentare kombëtare, në të cilat pritet të fitojë blloku i Aleancës Demokratike në opozitë, i udhëhequr nga PSD. Kreu i PS-së, Pedro Nunjes Santos paralajmëroi se nëse partia e tij nuk fiton zgjedhjet, është e gatshme të mbështesë formimin e një qeverie të pakicës të udhëhequr nga PSD-ja, në mënyrë që të shmanget një bashkim i mundshëm i partive të qendrës së djathtë me partinë e kstremit të djathtë, Mjaft është! (Çega). Sipas anketës së Jurop Elekt, Çega do të fitonte pesë eurodeputetë, por zhvillimet pas zgjedhjeve parlamentare mund të çojnë në një ndryshim në disponimin e votuesve deri në qershor. 

Zgjedhjet e parakohshme në Portugali, të organizuara pak më shumë se dy vjet pas atyre të mëparshme, pasojnë pas skandalit të korrupsionit që çoi në rrëzimin e qeverisë socialiste të Antonio Kostës, i cili deri atëherë konsiderohej i preferuari i socialdemokratëve evropianë për një nga pozitat kryesor në BE, me ç'rast në radhë të parë përmendej pozita e kryetarit të Këshillit Evropian.

 

Христијанско - демократската унија (ЦДУ) на германската канцеларка Ангела Меркел денеска одлучи дека кон крајот на април или почетокот на мај ќе го избира својот нов претседател.

Në Holandë, Partia e Lirisë (PVV) e ekstremit të djathtë do të humbiste tre mandate dhe do të binte në nëntë deputetë, ndërsa nga ana tjetër rritje të popullaritetit shënon anëtarja e EPP-së, Thirrja Kristian Demokratike (CDA), e cila nga një deputet në Sondazhi i mëparshëm, tani do të fitoja tre.

Anketa tregon gjithashtu një rënie të vazhdueshme të popullaritetit të partive anëtare të RE-së, në radhë të parë të Veprimit Italian, i cili do të binte nën pragun zgjedhor, me të cilin grupi liberal, sipas këtij sondazhi, do të fitonte 81 eurodeputetë ose dy më pak se ECR. e cila me 83 mandate do të bëhej forca e katërt politike në Parlamentin Europian, pas EPP-së, SD-së dhe grupit të ekstremit të djathtë Identiteti dhe Demokracioa (ID), i cili do të kishte 92 mandate.

Më pas vijon Grupi i Gjelbër me 49 mandate, përpara partisë së Majtë me 45, ndërsa 44 vendet e mbetura do t'u përkisnin partive që tani nuk janë anëtare të asnjë prej grupeve ekzistuese, duke përfshirë Lëvizjen populiste italiane "Pesë Yjet" (M5S), ish anëtarja e EPP-së, Fides e kryeministrit hungarez Viktor Orban dhe dy partitë sllovake të përjashtuara nga SD, Drejtimi - social demokracia (Smer-SD) e kryeministrit Robert Fico dhe Zëri - Social Demokracia (Hlas) e Kryetarit të Parlamentit Peter Pellegrini. ls/

Foto: Skrinshot/ Arkivi i MIA-s 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR