• e shtunë, 23 nëntor 2024

Anketë e Gallup: Për shumicën e amerikanëve emigracioni ilegal është kërcënimi më i madh për SHBA-në

Anketë e Gallup: Për shumicën e amerikanëve emigracioni ilegal është kërcënimi më i madh për SHBA-në

Uashinton, 27 shkurt 2023 (MIA) - Më shumë se gjysma e amerikanëve, gjejgësisht 55 për qind, konsiderojnë se emigracioni ilegal është kërcënim serioz për interesat e SHBA-së, tregon hulumtimi më i ri i Gallup.

Rekord 55 për qind e amerikanëve të moshuar thonë se numër i madh i emigrantëve të cilët ilegalisht vijnë në SHBA paraqesin kërcënim më të madh për interesat vitale të SHBA-së", thuhet në raport.

Lidhur me përkatësinë partiake, tek republikanët, pothuajse të gjithë ose 90 për qind i konsiderojnë emigrantët ilegalë si këcënim për SHBA-në, tek demokratët 29 për qind, ndërsa tek amerikanët e papërcaktuar  - 54 për qind.

Sipas Galup, pothuajse një e treta e amerikanëve të anketuar, ose 28 për qind e quajnë emigracionin çështje më të rëndësishme për SHBA-në.

Hulumtimi është zbatuar nga 1 deri më 20 skurt mes 1.016 amerikanë më të moshuar se 18 vjeç. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR