• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Dy të tretat nga amerikanët druajnë nga dhuna pas zgjedhjeve në fund të vitit

Anketë: Dy të tretat nga amerikanët druajnë nga dhuna pas zgjedhjeve në fund të vitit

Nju-Jork, 23 maj 2024 (MIA) - Dy prej tre amerikanëve thonë se janë të brengosur se zgjedhjet mes presidentit demokratik, Xho Bajden dhe paraardhësit të tij republikan, Donald Tramp më 5 nëntor do të mund të ndiqen me dhunë politike, tregon hulumtimi i ri i Rojtersit në bashkëpunim me Ipsos.

Rezultatet nga hulumtimi, i zbatuar në 3.934 amerikanë tregojnë se brengosja e popullit amerikan se trazirat që vijuan pas humbjes së Trampit në zgjedhjet në vitin 2020, mund të përsëriten në SHBA.

Atëherë pohimi i rrejshëm i presidentit se humbja e tij është rezultat i mashtrimit, ka nxitur mijëra ithtarë të hyjnë me dhunë në Kongresin amerikan.

Rreth 68 për qind nga të anketuarit në anketën onlajn, më saktë 83 për qind nga përkrahësit demokratikë dhe 65 për qind nga republikanët, thanë se pajtohen me deklaratën se janë të brengosur se ekstremistët do të fillojnë dhunë nëse nuk janë të kënaqur nga epilogu i zgjedhjeve. Në nivel të përgjithshëm, 15 për qind nga të anketuarit nuk pajtohen me atë deklaratë, ndërsa 16 për qind nuk kanë qenë të sigurtë.

Në intervistat e paradokohshme, Trampi e ka përsëritur mospajtimin e tij me rezultatet zgjedhore dhe në tubimet parazgjedhore i ka karakterizuar demokratët si mashtrues.

Hulumtimi, i zbatuar nga 7 deri 14 maj, tregoi se republikanët më shumë nuk besojnë në kredibilitetin e zgjedhjeve amerikane sesa demokratët. Vetëm 47 për qind nga republikanët thanë se janë të bindur se rezultatet nga zgjehdjet e nëntorit do të jenë të sakta dhe legjitime, në krahasim me 87 për qind të demokratëve, të cilët kanë shprehur besim në epilog të tillë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR