• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anketë: Dy e treta e gjermanëve e preferojnë Harisin para Trampit në zgjedhjet në SHBA

Anketë: Dy e treta e gjermanëve e preferojnë Harisin para Trampit në zgjedhjet në SHBA

Berlin, 21 tetor 2024 (MIA) – Rreth dy e treta e gjermanëve të rritur do ta mbështesnin kandidaten e demokratëve Kamalla Haris në zgjedhjet presidenciale në SHBA, sipas një hulumtimi të institutit “Ipsos” të publikuar sot, transmeton DPA. 

Vetëm 12 për qind do ta mbështesnin kandidatin e republikanëve Donald Tramp në zgjedhjet e caktuara për më 5 nëntor, përderisa gjithashtu po aq (12%) nuk kanë shprehur kurrfarë preference. 

Mbështetja e Harrisit është e pranishme te shumica e partive politike në Gjermani, përveç në të djathtën ekstreme “Alternativa për Gjermaninë” (ApGj), ku 42 për qind e ithtarëve të kësaj partie e mbështesin Trampin, përderisa 31 për qind janë për Harisin. 

Burrat gjermanë janë më të prirur ta mbështesin Trampin, me çka 16 për qind e tyre kanë shprehur mbështetje për të, në krahasim me vetëm 8 për qind e grave. 

Hulumtimi i “Ipsos” është zbatuar përmes internetit më 2 dhe 3 tetor dhe përfshin 1000 qytetarë gjermanë të moshës prej 18 deri 75 vjet. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR