• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anketë: Amerikanët janë pesimistë për gjendjen e demokracisë amerikane

Anketë: Amerikanët janë pesimistë për gjendjen e demokracisë amerikane

 Uashington, 15 korrik 2023 (MIA) - Vetëm një në dhjetë amerikanë të rritur do ta vlerësonte mirë  për atë si funksionon demokracia në shtet ose sa mirë ajo i përfaqëson interesat e shumicës së amerikanëve, sipas anketës së fundit të Asoshiejted pres dhe Qendrës për Kërkime Publike NORC.

 Shumica e të anketuarve thonë se ligjet dhe politika amerikane bëjnë një punë mjaft të keqe për përfaqësimin në atë që e duan shumica e amerikanëve, nga çështjet rreth ekonomisë dhe shpenzimi i parave deri te politikat për armë, migrim dhe abort.

Hulumtimi tregon se 53 për qind e njerëzve mendojnë se Kongresi  punon keq në ruajtjen e vlerave demokratike, dhe vetëm 16 për qind mendojnë se e kryen mirë punën. Hulumtimi tregon  tjetërsim të thellë politik në vendin e ndarë që doli nga pandemia dhe hyri në rimëkëmbje  në kushte të inflacionit  dhe druajtjeve nga recesioni. 

 Pothuajse gjysma e vendit, 49 për qind e të anketuarve, konsiderojnë se demokracia nuk funksionon në SHBA, ndërsa një e dhjeta mendojnë se është shumë e mirë, ndërsa 40 për qind se nuk është e keqe. Gjysma e të anketuarve  konsiderojnë edhe se të gjitha partitë  keq e mbështesin demokracinë, 47 për qind e tyre mendojnë kështu për demokratët dhe 56 për qind për republikanët. Hulumtimi tregon se 53 për qind e amerikanëve besojnë se pikëpamjet e "njerëzve normalë" nuk përfaqësohen në qeveri, ndërsa 35 për qind konsiderojnë se ata janë kryesisht të përfaqësuar, ndërsa 12 për qind se janë të përfaqësuar fuqishëm.

 Rreth 6 nga 10 republikanë dhe të anketuar të pavendosur mendojnë se qeveria nuk përfaqëson njerëz si ata, siç konsiderojnë 4 në 10 demokratë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR