• e premte, 27 dhjetor 2024

Ankaraja paralajmëroi se anija e parë me grurë ukrainas do të mund të niset nesër

Ankaraja paralajmëroi se anija e parë me grurë ukrainas do të mund të niset nesër
Ankara, 31 korrik 2022 (MIA) – Zëdhënësi i presidencës turke sot konfirmoi se ekziston “siguri e madhe” që anija e parë me grurë ukrainas të niset nga porti ukrainas Odesa nesër, sipas kushteve të marrëveshjes të arritur më 22 korrik me Rusinë. “Ekziston siguri e madhe që anija e parë të mund të niset nesër në mëngjes nëse deri në mbrëmje gjithçka rregullohet”, deklaroi Ibrahim Kalin në një intervistë për televizionin privat “Kanali  Shtatë”. Ai tha se mbetet të zgjidhen edhe një ose dy çështje në negociatat me rusët. "Përgatitjet kanë arritur deri në atë pikë që do të mundësonte lëvizjen e anijeve nga porti Odesa. Anijet janë të ngarkuara dhe gati për t'u nisur, por nevojitet  koordinim i mirë logjistik", shtoi ai. Ankaraja sot kumtoi se vazhdimi i eksportit ishte temë e bisedës edhe midis ministrit turk të Mbrojtjes dhe ministrave ukrainas të Mbrojtjes dhe të Infrastrukturës. Qendra e përbashkët koordinuese (QPK) e obliguar për kontrollin e eksporteve të grurit ukrainas në Detin e Zi u hap zyrtarisht të mërkurën në Stamboll në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara më 22 korrik. Marrëveshja për heqjen e bllokadës, marrëveshja e parë e madhe midis palës ukrainase dhe ruse nga fillimi i ofenzivës, ka për qëllim ta lehtësojë krizën globale ushqimore, e cila solli deri në rritje të çmimeve në disa nga vendet më të varfra në botë. fb/

QËNDRONI TË LIDHUR