• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anije ushtarake, aeroplanë luftarak dhe 20.000 ushtarë britanikë do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s

Anije ushtarake, aeroplanë luftarak dhe 20.000 ushtarë britanikë do të marrin pjesë në stërvitjen e NATO-s

Londër, 15 janar 2024 (MIA) - Ministria britanike e Mbrojtjes sot kumtoi se 20.000 pjesëtarë të ushtrisë britanike në mbarë Evropën do të marrin pjesë në stërvitjen e madhe të NATO-s në gjysmën e parë të këtij viti, si dhe anije ushtarake dhe aeroplanë luftarak.

Ministria kumtoi se 16.000 ushtarë britanikë do të stacionohen në Evropën lindore nga shkurti deri në qershor, si dhe grupi goditës i mbajtëseve të aeroplanëve, aeroplanë sulmues F35B dhe aeroplanë për vëzhgim.

Stërvitja e NATO-s Steadfast Defender 24 do ta shënojë 75-vjetorin e Aleancës.

NATO-ja e rriti numrin e ushtarëve me gatishmëri luftarake pasi që Rusia e sulmoi Ukrainën para porthuajse dy viteve.

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shaps me rastin e stërvitjes deklaroi se ajo do të tregojë se 30 vende anëtare të NATO-s dhe Suedia "sigurojnë mbrojtje nga kërcënimi rus". ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR