• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anije ukrainase të mallrave po lundrojnë përgjatë Detit të Zi edhe krahas kërcënimeve ruse

Anije ukrainase të mallrave po lundrojnë përgjatë Detit të Zi edhe krahas kërcënimeve ruse

Sofje, 2 shtator 2023 (MIA) - Dy anije të mallrave lunduan sot nga Ukraina edhe krahas kërcënimeve ruse dhe gjenden në Detin e Zi, në ujërat nën kontroll të vendeve anëtare të NATO-s, njoftuan sot autoritetet detare ukrainase. 

Anija "Ana Tereza", e cila transporton 56.000 tonë hekur, u largua nga porti ukrainas Juzhni të premten dhe tani është afër ujërave territoriale bullgare, deklaroi ministri ukrainas i Infrastrukturës, Oleksandar Kubrakov. 

Nga porti i njëjtë të premten u nis edhe një anije me 172.000 tonë koncentrat të mineral hekurit. Ajo anije sot para mesditës mbërriti në portin rumun të Detit të Zi Konstanca.

Dy anijet po lundronin përmes një korridori të përkohshëm për anijet civile nga portet ukrainase në Detin e Zi deri në Bosfor, njoftoi Kubrakov në rrjetin social X, (ish Tuiter). Korridori kalon përgjatë bregut perëndimor të Detit të Zi, duke shmangur ujërat ndërkombëtare dhe në vend të kësaj duke përdorur ato të kontrolluara nga anëtarët e NATO-s, Rumania dhe Bullgaria.

Ato janë anijet e treta dhe të katërta që përdorin korridorin e përkohshëm të krijuar nga qeveria ukrainase pasi Rusia ndërpreu marrëveshjen e eksportit të grurit, e cila synonte të siguronte transportin detar të sigurt të grurit nga Ukraina. fc/

Fotografia: EPA/Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR