• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anija ushtarake shqiptare "Butrinti" mori pjesë në aksionin e shpëtimit të 55 emigrantëve në Detin Egje

Anija ushtarake shqiptare

Tiranë, 9 korrik 2023 (MIA) - Anija shqiptare "Butrinti" edhe njëherë tregoi profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me anije greke dhe turke, ekuipazhi i anijes "Butrinti"  shpëtoi 55 emigrantë  nga një barkë gome, të cilët rrezikonin të mbyteshin në Detin Egje, kumtoi në profiline  tij në Fejsbuk ministri shqiptar i Mbrojtjes Niko Peleshi.

Thekson se në këtë aksion shpëtimi u ttregua përkushtimi i paluhatshëm për parandalim të humbjes së jetëve njerëzore dhe gatishmërisë për të ndihmuar në situata të këtilla urgjente. ab/

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR