• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anija me dihmë humanitare drejt Gazës është nisur nga Qipro

Anija me dihmë humanitare drejt Gazës është nisur nga Qipro

Nikozia, 12 mars 2024 (MIA) - Me vonesë prej disa ditësh për shkaqe teknike anija "Open Arms" me rreth 150 tonë ndihmë humanitare për Gazën lundroi sot herët në mëngjes nga porti i Larnakës në Qipro, ndërsa është në kuadër të iniciativës "Amaltia" për korridorin humanitar detar, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave qipriote, nisja e anijes për në Gazë do të zgjasë dy ditë dhe do të transportojë rreth 150 tonë, që përfshin ushqim, ujë dhe furnizime mjekësore.

Plani fillestar ishte që anija të lundronte të dielën pasdite, më pas është shtyrë për mëngjesin e djeshëm dhe vonesa ishte për shkak të problemeve teknike, gjegjësisht fakti që në Gazë nuk ishte gati platforma mbi të cilën do të dërgohej ndihma humanitare.

Presidenti i Qipros, Nikos Hristodulidis në rrjetin social "X" ka shkruar se "Amaltia" është "udhëtim shprese dhe humanizmi dhe sapo ka filluar."

Në iniciativën "Amaltia" për një korridor humanitar detar për Gazën janë përfshirë, KE-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Greqia, Italia, Qipro, Emiratet e Bashkuara Arabe, SHBA-ja dhe Holanda. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR