• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Anija e parë me drith ukrainas ka mbërritur pranë bregut të Turqisë

Anija e parë me drith ukrainas ka mbërritur pranë bregut të Turqisë
Stamboll, 2 gusht 2022 (MIA) – Anija e parë që u nis dje nga Odesa me drith ukrainas për në tregun botëror është regjistruar sot në ujërat e Detit të Zi afër bregut të Turqisë, njoftoi DPA. Anija “Razoni”, e cila lundron nën flamurin e Siera Leones është nisur dje nga porti ukrainas Odesa. Ministria turke e Mbrojtjes ka kumtuar se pritet që sonte të arrijë në hyrje të Bosforit rreth orës 21:00. Qendra e koordinimit në Stamboll është përgjegjëse për inspektimin e dërgesave të grurit nga tre porte ukrainase në tregjet botërore, pjesë e një marrëveshjeje të arritur së fundmi midis Ukrainës dhe Rusisë së bashku me OKB-në dhe Turqinë. Është planifikuar që anija të inspektohet nesër në mëngjes nga një ekip i përbashkët inspektimi. "Razoni", i ngarkuar me rreth 26.000 ton misër, do të vazhdojë për në Liban pas një inspektimi në Stamboll, një proces që zyrtarët në ato vende shpresojnë se mund të përsëritet për dërgesat e ardhshme. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR