• e enjte, 26 dhjetor 2024

Angellov në takim me zjarrfikësit hungarezë për masat për mbrojtje nga zjarri në lagjet afër liqenit Kozjak

Angellov në takim me zjarrfikësit hungarezë për masat për mbrojtje nga zjarri në lagjet afër liqenit Kozjak

Shkup, 9 gusht 2024 (MIA) - Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza, Stojançe Angellov sot pasdite mbajti takim pune me përfaqësues të njësisë speciale zjarrfikëse nga Hungaria, me ç'rast u informua për masat për mbrojtje të lagjeve afër liqenit Kozjak nga zjarri i cili po zbret rrëzë malit afër liqenit.

Në fund të takimit, siç informojnë nga QMK, në mënyrë të ndërsjelltë u cek falënderimi për bashkëpunimin e mirë, i cili mbetet si diçka që do të sendërtohet në emër të miqësisë mes dy vendeve dhe ndihmës së ndërsjelltë dhe përballjes me situatat e krizës, posaçërisht me zjarret e përmasave të mëdha, siç është rasti këtë sezon në vendin tonë. ab/

Foto: QMK

QËNDRONI TË LIDHUR