• e enjte, 26 dhjetor 2024

Angela Merkel mori çmimin për paqe të UNESKO-s

Angela Merkel mori çmimin për paqe të UNESKO-s

Jamusukro, 8 shkurt 2023 (MIA) – Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel e mori çmimin për paqe të UNESKO-s në Bregun e Fildishtë për vendimin e saj për t'i pranuar mbi 1,2 milionë emigrantë në Gjermani edhe krahas presionit në vend dhe partnert evropianë.

Organizatorët thanë se Merkel tregoi guxim politik kur Gjermania mirëpriti refugjatët që iknin nga konfliktet në Siri, Irak, Afganistan dhe Eritrea midis vitit 2015 dhe 2016.

Çmimi për paqe „Feliks Hufe Bunje" që sot iu nda Angela Merkelit, e që mban emrin e presidentit të parë të Bregut të Fildishtë pas pavarësisë së Francës në vitin 1960, ndërsa çmimi u nda në Jamusukro,  kryeqytetin e Bregut të Fildishtë dhe vendlindjen e Hufe - Bunje. 

Pas dorëzimit të çmimit Merkel foli për krizën aktuale të refugjatëve, veçanërisht për luftën në Ukrainë.

"Menduam se koha e luftërave në Evropë kishte kaluar, por që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur ndodhi agresioni i egër i Rusisë kundër Ukrainës, arritëm në përfundimin e trishtuar se nuk është kështu. Lufta e ka tronditur Evropën deri në rrënjë", tha Merkel.

QËNDRONI TË LIDHUR