• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ANEB-i kërkon Irani të marrë pjesë në hetimin për uraniumin

ANEB-i kërkon Irani të marrë pjesë në hetimin për uraniumin
Vjenë, 17 nëntor 2022 (MIA) – Këshilli Drejtues i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) sot e miratoi rezolutën me të cilën i urdhërohet Iranit të bashkëpunojë në ANEB në hetimin për gjurmët e uraniumit që janë gjetur në tre vendet e paparaqitura. Teherani është kundër rezolutës së tillë dhe kërcënohet se për këtë do ta anulojë takimin me ANEB-in, në të cilin duhet ta gjejnë origjinën e gjurmëve të uraniumit. Kjo është rezoluta e dytë e miratuar këtë vit nga ANEB-i, e cila kërkon që Irani të marrë pjesë në hetime. Teherani po kërkon përfundimin e hetimit, i cili është bërë një pengesë në negociatat për të ringjallur marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015.

QËNDRONI TË LIDHUR