• e shtunë, 23 nëntor 2024

ANEB: Siguria bërthamore e centralit Zaporozhje nuk është në rrezik pas sulmit me dron

ANEB: Siguria bërthamore e centralit Zaporozhje nuk është në rrezik pas sulmit me dron

Vjenë, 8 prill 2024 (MIA) - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB) mbrëmë njoftoi se siguria bërthamore nuk është në rrezik pas sulmit me dron ndaj centralit bërthamor Zaporozhje në Ukrainën lindore. 

Në deklaratën për shtyp të publikuar në Platformën X u vu re se dëmtimi i njësisë së gjashtë të uzinës nuk kërcënon sigurinë bërthamore, por se ishte një “incident serioz me potencial për të rrezikuar integritetin e sistemit që përmban rrezatimin në reaktor.

ANEB-i njoftoi se në sulmin jetën e ka humbur një person, ndërsa janë shkaktuar dëme të vogla materiale. 

Drejtori i ANEB-it, Rafael Grosi, apeloi deri te ata që marrin vendime ushtarake të përmbahen nga çdo lloj aksioni që shkel parimet bazë të mbrojtjes së objekteve bërthamore.

Shërbimi për shtyp i centralit bërthamor i cili është nën kontrollin e forcave ruse, njoftoi më herët se sulmi me dron u krye nga forcat ukrainase menjëherë pasi ANEB-i inspektoi centralin.

Sulmi i mëparshëm në këtë fabrikë ka ndodhur më 5 prill. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR