• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

ANEB: Rusia ka minuar sërish zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporozhje

ANEB: Rusia ka minuar sërish zonën përreth termocentralit bërthamor Zaporozhje

Vjenë, 20 janar 2024 (MIA) - Forcat ruse kanë minuar sërish hyrjet deri në termocentralin bërthamor Zaporozhje që është nën kontrollin e tyre, theksohet në raportin e publikuar sot nga Agjencia ndërkombëtare e energisë bërthamore (ANEB), cituar nga DPA.

Minat janë të vendosura midis gardhit të brendshëm dhe të jashtëm, rreth termocentralit bërthamor që ndodhet pranë vijës së frontit, shtohet në raportin.

Forcat ruse në nëntor e deminuan termocentralin, kumtoi DPA.

"Minimi i ri i objektit në është në përputhje me standardet e sigurisë", tha drejtoi i përgjithshëm i ANEB-it, Rafael Grosi.

Ai, gjithashtu, paralajmëroi se menaxherët në fabrikë, të emëruar nga Rusia, me shumë gjasa nuk do të kryejnë mirëmbajtje të plotë të objektit këtë vit. Javën e kaluar, vëzhguesve të përhershëm të ANEB-it iu prezantua plani i punës për termocentralin bërthamor Zaporozhje, por organizata konsideron se ai nuk është i plotë.

"Kjo mbështetje duhet të bëhet për të garantuar sigurinë bërthamore", këmbënguli Grosi.

Në mbështetje të qëndrimit të saj, ANEB-i kumtoi se pak ditë më parë, një pjesë e sistemit rezervë të energjisë elektrike të termocentralit nuk funksionoi për tetë orë.

Megjithëse incidenti nuk ndërpreu furnizimin me energji elektrike të nevojshme për të ftohur materialin radioaktiv, Grosi shprehu edhe një herë shqetësim për mungesën e besueshmërisë së sistemeve të sigurisë të krijuara për të parandaluar një aksident bërthamor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR