• e enjte, 26 dhjetor 2024

ANEB nuk gjeti dëshmi për minimin e centralit bërthamor Zaporozhjë

ANEB nuk gjeti dëshmi për minimin e centralit bërthamor Zaporozhjë

Gjenevë, 5 korrik 2023 (MIA) - Gjatë inspektimit të fundit në centralin bërthamor Zaporozhjë të cilin e mbajnë rusët, ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) nuk kanë gjetur kurrfarë shenjash të minave të vendosura ose eksplozivëve në central, por që të jenë plotësisht të sigurt në të, u duhet qasje më e mirë në hidrocentral, njoftoi sot ANEB.

Rusia dhe Ukraina dje e akuzuan njëra tjetrën se planifikojnë sulm në centralin më të madh bërthamor, në Evropë. ANEB vazhdimisht paralajmëronte se aty mund të ndodhë një katastrofë për shkak të përleshjeve ushtarake në afërsi. 

Të dyja vendet mes vete akuzohen për granatim, i cili disa herë deri më tani shkaktoi ndërprerje të linjave elektrike të rëndësishme për ftohjen e gjashtë reaktorëve të elektranës dhe për parandalimin e defekteve. 

Ekspertët e ANEB-it "gjatë ditëve dhe javëve të fundit kontrolluan disa pjesë të centralit dhe disa pjesë të perimetrit të basenit të madh për ftohje, ndërsa e vizituan edhe gjithë zonën, por deri më tani nuk vërejtën shenja të dukshme të minave ose eksplozivit të vendosur në central", thuhet në kumtesën e ANEB-it.

"Ekspertët e ANEB-it kërkuan qasje shtesë, e cila është e nevojshme që të konfirmohet mungesa e minave ose eksplozivëve", shtohet në kumtesë.

Më sakt, me rëndësi thelbësore është qasja në kulmet e njësiteve reaktore 3 dhe 4, si dhe qasje në disa pjesë të sallave për turbina dhe disa pjesë të sistemit për ftohjen e centralit. 

Ushtria ukrainase dje publikoi një kumtesë në të cilën thotë se në kulmin e reaktorit të tretë dhe të katërt ishin vendosur "pajisje shpërthyese" dhe se është i mundshëm sulmi "në të ardhmen e afërt". fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR