• e diel, 07 dhjetor 2025

ANEB njoftoi për granatim artilerik në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhjë

ANEB njoftoi për granatim artilerik në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhjë

Vjenë, 17 shtator 2025 (MIA) – Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) njoftoi për granatim artilerik në afërsi të centralit bërthamor Zaporozhjë, i cili është okupuar nga Rusia. 

Ekipi i ANEB, i cili është vendosur në centralin më të madh bërthamor në Evropë, ka dëgjuar gjuajtje në këtë zonë. Tym i zi është ngritur nga tre lokacione të afërta, njoftuan inspektorët nga rregullatori bërthamor i KB-së. 

Ekipit i ishte thënë se shumë granata kishin rënë rreth 400 metra nga depoja për dizel jashtë centralit. 

“Edhe pse nuk kishte raportime për viktima ose dëme të pajisjeve, incidenti edhe një herë i theksoi kërcënimet vijuese për sigurinë bërthamore”, tha drejtori i përgjithshëm i ANEB, Rafael Grosi. 

Në zonën e centralit bërthamor Zaporozhjë, e cila ishte okupuar nga Rusia në mars të vitit 2022 – shkurt pas fillimit të luftës, shpesh paraqitet granatim, për çka të dyja palët në konflikt akuzohen mes vete. fc/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR