• e premte, 27 dhjetor 2024

Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Kuvendit të Malit të Zi

Podgoricë, 30 tetor 2023 (MIA) - Lideri i koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi", Andrija Mandiq u zgjodh kryetar i Parlamentit malazez, lajmëroi MINA.

Në votimin e fshehtë për zgjedhjen e Mandiqit votuan 49 deputetë, ndërsa asnjë votë kundër.

Në votim nuk morën pjesë deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve, Partia e Boshnjakëve, Socialdemokratët, Partia Liberale, Lidhja Demokratike e Shqiptarëve, Nisma Qytetare Kroate dhe Lëvizja Qytetare URA.

Mandiq pas diskutimit në seancën e Kuvendit tha se misioni i tij është ta pajtojë Malin e Zi.

"Ky është diskutimi më i gjatë për një kandidat për kryetar të Kuvendit dhe nuk mbaj mend që në këtë parlament të jenë bërë aq shumë ofendime ndaj një individi, ndërsa jo edhe ndaj një deputeti që ka më shumë përvojë", tha Mandiq.

Sipas marrëveshjes që paraprakisht e firmosën përbërësit e qeverisë së re, funksioni i kryetarit të Kuvendit i takoi koalicionit "Për të ardhmen e Malit të Zi".

Koalicioni për të ardhmen e Malit të Zi, nga ana tjetër, premtoi se do të mbështesë zgjedhjen e qeverisë së mandatarit Milojko Spajiq, në të cilën ai do të hyjë zyrtarisht pas rikonstruimit të paralajmëruar për një vit.

Pritet që Mandiq pas zgjedhjes për kryetar sot të caktojë seancë të re të Kuvendit ku do të zgjidhet Qeveria e 44-të e Malit të Zi. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR