• e shtunë, 23 nëntor 2024

Andrij Jermak: Nevojitet takim mes liderëve të Ukrainës dhe Kinës

Andrij Jermak: Nevojitet takim mes liderëve të Ukrainës dhe Kinës

Kiev, 27 gusht 2024 (MIA) - Shefi i kabinetit të presidentit ukrainas, Andrij Jermak, deklaroi se qëndrimi i deklaruar neutral i Kinës duhet të përfshijë një takim me presidentin Volodimir Zelenski, veçanërisht duke pasur parasysh atë se presidenti kinez ka zhvilluar tashmë disa bisedime me presidentin rus Vlladimir Putin.

"Qëndrimi neutral i deklaruar i Kinës nënkupton një takim. E shohim se sa herë është takuar diktatori nga Kremlini me liderin e Kinës. Mendoj se takimi midis Volodimir Zelenskit dhe Si Xhinpingut është i nevojshëm për të mbajtur qëndrimin neutral. Shpresojmë që kjo do të ndodhë", deklaroi Jermak në forumin "Ukraina 2024. Pavarësi", transmeton Ukrinform.

Ai gjithashtu theksoi se Samiti i dytë i ardhshëm i Paqes duhet të mbahet në një nga vendet e Jugut global.

"Është e rëndësishme që samiti i dytë të mbahet në një nga vendet e jugut global. Tani për tani nuk mund të them se ky lokacion tashmë është caktuar, sepse kushti kryesor është prania e një plani të përbashkët, për të cilin po punohet. Mendoj se do të përfundojë së shpejti", shton Jermak.

Ai ndërkohë deklaroi se Ukraina nuk duhet të fokusohet nëse Rusia do të dokordohet me negociatat, por duhet të bëjë gjithçka për të siguruar mbështetjen e planit të përbashkët nga shumica e vendeve. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR