• e shtunë, 23 nëntor 2024

Analiza e Si-En-En: Në sulmin ndaj kampit në Rafah janë përdorur armë amerikane

Analiza e Si-En-En: Në sulmin ndaj kampit në Rafah janë përdorur armë amerikane

Gazë, 29 maj 2024 (MIA) - Në sulmin vdekjeprurës ndaj kampit për refugjatë palestinezë në Rafah janë përdorur armë të prodhimit amerikan, thuhet në analizën e Si-En-En-it dhe ekspertëve për mjete shpërthyese në video incizimet nga ai vend.

Të paktën 45 persona, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, janë vrarë, ndërsa më shumë se 200 u plagosën kur një zjarr ka shpërthyer pas një sulmi izraelit të dielën në qytetin jugor të Rripit të Gazës, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë dhe shërbimeve palestinezë për ndihmë të shpejtë.

Videot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë një pjesë të një bombe me diametër të vogël GBU-39, deklaruan për Si-En-En katër ekspertë për mjete shpërthyese, të cilët analizuan videon.

GBU-39 është prodhuar nga Boing dhe është municion me saktësi të lartë "i projektuar për të goditur objektivat strategjike" dhe rezulton në dëme të vogla kolaterale, tha ekperti Kris Kob-Smith.

Megjithatë, ai shtoi se përdorimi i çdo municioni, qoftë edhe i asaj madhësie, gjithmonë përbën rrezik në një zonë me popullatë të dendur.

Trevor Boll, ish anëtar i ekipit për çminim, gjithashtu ka identifikuar fragmentin GBU-39 në video. rq/bsh/

Foto: DPA

QËNDRONI TË LIDHUR