• e enjte, 26 dhjetor 2024

Analiza e NSA-së amerikane: Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë për të kundërshtuar SHBA-në

Analiza e NSA-së amerikane: Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë për të kundërshtuar SHBA-në

Uashington, 8 mars 2023 (MIA) - Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë në përpjekjen për ta kundërshtuar SHBA-në, edhe krahas brengës ndërkombëtare për konfliktin në Ukrainë, citohet në analizën e Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës Amerikane (NSA).

Kjo analizë, e publikuar sot, është gjetur në raportin vjetor të Komitetit për Siguri të Senatit, i përkushtuar në kërcënimet globale për SHBA-në.

Raporti i Komitetit të senatit për siguri është fokusuar në kërcënimet që i paraqesin Kina dhe Rusia për sigurinë e SHBA-së.

"Edhe krahas  dënimit global të pushtimit rus të Ukrainës, Kina do të vazhdojë të bashkëpunojë me Rusinë  në fushat diplomatike, të sigurisë, ekonomike dhe teknologjike dhe nuk do të ndalet me kundërshtimin ndaj SHBA-së", citohet në raportin e Komitetit të senatit, transmetojnë mediat britanike.

Në dokument vlerësohet se Kina do të vazhdojë ta shfrytëzojë fuqinë e saj ushtarake dhe mjete tjera për kontroll të Detit Jugor Kinez, duke i përfshirë aktivitetet detare në ngushticën e Tajvanit dhe fluturimet raketore dhe ajrore mbi Tajvanin.

Në raport vlerësohet se Rusia me siguri kërkon konflikt me SHBA-në dhe NATO-n, por që lufta në Ukrainë sjell "rrezik të lartë" dhe kjo me të vërtetë po ndodh.

Drejtoresha e NSA-së, Avril Hejns, e cila është edhe këshilltare për siguri kombëtare e presidentit amerikan Xho Bajden, tha se "Kina mbetet prioritet i domosdoshëm" për shërbimet e sigurisë amerikane sepse bën gjithçka  për ta zgjeruar fuqinë e saj dhe ndikon në dëm të SHBA-së. 

"Vitet e ardhshme janë kritike dhe konkurrenca strategjike me Kinën dhe Rusinë do të intensifikohet", paralajmëroi drejtoresha e NSA-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR