• e premte, 08 nëntor 2024

Anadolia: Policia e Stambollit e arrestoi shefin e rrjetit financiar të Mosadit në Turqi

Anadolia: Policia e Stambollit e arrestoi shefin e rrjetit financiar të Mosadit në Turqi

Ankara, 4 shtator 2024 (MIA) - Policia e Stambollit e arrestoi Liridon Rexhepin, të cilin Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MIT), e identifikoi si shef të rrjetit financiar të Mosadit në Turqi, njoftoi Anadolia duke iu referuar burimeve të sigurta.

Sipas burimeve, Rexhepi ka menaxhuar operacionet financiare të agjencisë izraelite të inteligjencës Mosad në Turqi. Gjithashtu pretendohet se është zbuluar se Rexhepi, me instruksione të shërbimit izraelit të intelegjencës, ka kryer incizime me dron dhe aktivitete operative psikologjike kundër politikanëve palestinezë.

Aktivitetet e Rexhepit, përfshirë transaksionet e dyshimta në llogaritë e tij, monitoroheshin nga MIT.

Hetimi përcaktoi se ai ka bërë transferta të shumta parash për personelin në terren në Tuqi nëpërmjet Western Unionit. Aktivitet e tij janë monitoruar nga 25 gushti kur ai ka hyrë në Turqi.

Rexhepi, i cili u arrestuan nga MIT dhe policia e Stambollit më 30 gusht, e pranoi se ka transferuar para.

Operacionet e MIT zbuluan se Mosad e ka financuar personelin e tij në terren në Turqi përmes vendeve nga Evropa Lindore, veçanërisht nga Kosova.

Hetimi tregoi se mjetet nga Kosova transferoheshin në nënburime në Siri përmes Western Unionit dhe kriptomonedhës. thekson Anadolia. ls/ 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR