• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anëtari i Kabinetit ushtarak izraelit e ka vendosur Ramazanin si afat të fundit për fillimin e ofensivës tokësore në Rafah

Anëtari i Kabinetit ushtarak izraelit e ka vendosur Ramazanin si afat të fundit për fillimin e ofensivës tokësore në Rafah

Tel-Aviv, 19 shkurt 2024 (MIA) - Izraeli do të fillojë ofensivë tokësore në Rafah muajin e ardhshëm përderisa Hamasi nuk i liron pengjet e mbetura deri në fillim të Ramazanit, deklaroi anëtari i Kabinetit të ushtrisë izraelite Beni Ganc.

"Nëse pengjet tona nuk janë në shtëpi deri në Ramazan, luftimet do të zhvendosen në zonën Rafah", tha Ganc në konferencën për shtyp me drejtuesit e komitetit hebraik amerikan. Ramazani, i cili pritet të fillojë me 10 mars, shikuar në këndvështrim historik, zakonisht është periudhë e tensionuar në rajonin e Lindjes së Afërt.

Beni Ganc, i cili është gjeneral i pesionuar i armatës izraelite dhe pjesë nga Kabineti ushtarak treantarësh i Netanjhaut, ka votë të rëndësishme, por jo dhe vendimtare për atë se çfarë veprime do të ndërmarrë pastaj.

Qeveria izraelite nuk ka shpallur publikisht afat përfundimtar për fillimin e ofensivës tokësore në Rafah, ku më shumë se gjysma e 2,3 milionë banorëve palstinezë në Rripin e Gazës kanë kërkuar strehim nga luftimet.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka hedhur poshtë thirrjet e përsëritura për të ndaluar ofensivën e luftës në Gazë. rq/mb/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR