• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anëtaret e BE-së për një muaj e shtyjnë vendimin për masat për përballje me krizën energjetike

Anëtaret e BE-së për një muaj e shtyjnë vendimin për masat për përballje me krizën energjetike
Bruksel, 25 tetor 2022 (MIA)- Vendet anëtare të Bashkimit Evropian për një muaj kanë shtyrë vendimin për tejkalimin e dallimeve të mëdha lidhur me masat për mbrojtjen e qytetarëve nga kriza energjetike.

Ministrat për Energjetikë të BE-së në takimin e sotëm sollën vendim që Komisioni Evropian të urdhërohet të përgatisë propozime për miratim në një mbledhje të jashtëzakonshme të planifikuar për 24 nëntor.

Pavarësisht se nuk është sjellë asnjë vendim teknik, kryesuesi i mbledhjes, zëvendëskryeministri i Republikës Çeke, Jozef Sikela theksoi se ekziston konsensus midis vendeve anëtare për nevojën e furnizimit të përbashkët të Unionit me gaz dhe si të shmangen mosmarrëveshjet e ndërsjella gjatë furnizimit të energjisë.

Në samitin e BE-së javën e kaluar nuk u arrit marrëveshje për masat, por pjesëmarrësit pohuan se kishte një ndjenjë të interesit të përbashkët për këtë çështje. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR