• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Anëtaret e BE-së nuk duhet të marrin pjesë në inaugurimin e Putinit, porositi Boreli

Anëtaret e BE-së nuk duhet të marrin pjesë në inaugurimin e Putinit, porositi Boreli

 Bruksel, 7 maj 2024 (MIA) - Mendimi im personal është mjaft i qartë se shtetet anëtare nuk duhet të marrin pjesë në ceremoninë e inaugurimit për mandatin e ri të presidentit rus Vladimir Putin në Moskë, porositi sot Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Zhosep Boreli para fillimit të ditës së sotme në Bruksel në seancën e Këshillit për Punë të Jashtme të Unionit në nivel të ministrave përgjegjës për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkombëtar.

"Pas diskutimeve të shumta me përfaqësuesit e vendeve anëtare, u thashë të gjithëve se sipas mendimit tim nuk duhet marrë pjesë në atë inaugurim dhe mendoj se shumica e shteteve anëtare nuk do të marrin pjesë", deklaroi Boreli. 

 

И покрај сите повиците од страна на меѓународната заедница, САД, земјите членки на ЕУ... до израелскиот премиер (Бенјамин) Нетанјаху да на ја напаѓа Рафа, нападот почна минатата ноќ. Се плаша

Ai shtoi se mospjesëmarrja në ceremoni e konsideron si vendim të duhur, sepse siç tha, në fund të fundit, Putini është dikush kundër të cilit është ngritur akuzë nga ana e Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

 "Do të ishte edhe kontradiktore pjesëmarrja në ceremoni, nëse paraprakisht vlerësuam se zgjedhjet presidenciale nuk ishin të drejta dhe të lira. Prandaj këshilla ime për shtetet anëtare është që të mos marrin pjesë", theksoi Boreli, duke shtuar se në fund është vendim sovran i secilit shtet nëse do të marrë pjesë në ceremoni.

Sipas informacioneve të fundit, praninë e përfaqësuesve të tyre në ceremoninë e inaugurimit nga anëtaret e BE-së paralajmëruan Sllovakia, Hungaria dhe Franca. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR