• e enjte, 26 dhjetor 2024

Anëtarët e presidencës së BeH-së në një takim me Erdoganin në Antali

Anëtarët e presidencës së BeH-së në një takim me Erdoganin në Antali

Banja Llukë, 2 mars 2024 (MIA) - Anëtarët e Kryesisë së Bosnje e Hercegovinës dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan në takimin e sotëm në Antali, në kuadër të Forumit Diplomatik, vlerësuan se është e rëndësishme të vazhdohet thellimi i lidhjeve politike, ekonomike dhe të tjera ndërmjet dy vendeve.

"I shpreha mirënjohjen time Erdoganit për ndihmën e përgjithshme për shtetin e Bosnje e Hercegovinës. Në mënyrë të veçantë theksova se është e rëndësishme që vendi ynë të anëtarësohet sa më shpejt në aleancën e NATO-s dhe të jemi në këtë aleancë së bashku me Turqinë", tha pas takimit Denis Beqiroviq, anëtar boshnjak i Presidencës.

Ai theksoi se mesazhet e Erdoganit janë inkurajuese për të gjithë qytetarët dhe popujt e BeH-së, veçanërisht fjalët e tij se në BeH duhet të punohet për konsolidimin e paqes dhe stabilitetit, për projektet ekonomike dhe për forcimin e institucioneve shtetërore.

Beqiroviq theksoi se ai, si anëtar i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij që bashkëpunimi gjithëpërfshirës dhe miqësor ndërmjet Bosnje e Hercegovinës dhe Turqisë në periudhën e ardhshme të jetë më i fortë dhe më i mirë. sa/

foto: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR