Anëtarët e Komisionit Evropian për vizitë dyditëshe në Qipro
- Anëtarët e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga kryetarja Ursula fon der Lajen, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Qipro, e cila është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së.
- Post By Sara Ademi
- 07:35, 15 janar, 2026
Bruksel, 15 janar 2026 (MIA) - Anëtarët e Komisionit Evropian, të udhëhequr nga kryetarja Ursula fon der Lajen, sot dhe nesër do të qëndrojnë për vizitë në Qipro, e cila është kryesuese aktuale me Këshillin e BE-së.
Sipas njoftimit, është parashikuar Kolexhi i komisarëve të mbajë takim me Qeverinë e Qipros me qëllim të përforcimit dhe avancimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy institucioneve përmes takimeve dhe diskutimeve në nivel të lartë për çështjet politike kyçe nga interesi i ndërsjellë edhe për Komisionin dhe Këshillin e BE-së.
Është parashikuar takimet mes eurokomisarëve dhe ministrave qipriot si dhe zëvendësministrave të mbahen në portin e ri në Lemesos dhe të organizohen në katër grupe tematike.
Paralelisht me këtë, kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, do të mbajë takim dypalësh me presidentin e Qipros, Nikos Hristodulides.
Në fund është parashikuar mbajtja edhe e sesionit plenar të eurokomisarëve dhe ministrave në Qeverinë qipriote, me të cilën do të kryesojnë Fon der Lajen dhe Hristodulides.
Përveç pjesës së punës, vizita do të përfshijë edhe turne nga ana e eurokomisarëve në pjesën e "Linjës së gjelbër" në Lefkoza, me ç'rast do ta vizitojnë edhe ekspozitën fotografike "Çështja qipriote" në organizim të Zyrës për shtyp dhe informata të Qipros.
Eurokomisarët do të kenë turne edhe në terminalin e ri të udhëtimit në portin Lemesos dhe do ta vizitojnë ekspozitën "Amaltea" në ambient të hapur, e cila e afirmon Qipron si qendër humanitare evropiane në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.
Vizita e Kolexhit të komisarëve të vendit kryesues aktual të Këshillit të BE-së është një praktikë e zakonshme në fillim të çdo Presidence. sa/
Foto: MIA arkivi