• e mërkurë, 15 janar 2025

Anëtarët e BE-së në "ofensivë" kundër energjensave ruse

Anëtarët e BE-së në

Bruksel, 14 janar 2025 (MIA) - Vendet-anëtare të BE-së kanë ngritur nismë për ndërmarrje të masave për uljen e profiteve të Rusisë nga eksporti i energjensave, me çka, sipas tyre, në mënyrë plotësuese do të ishin burimet e saj për financimin e luftës në Ukrainë.

Danmarka, Estonia, Letonia, Finlanda dhe Suedia në letrën dërguar Komisionit Evroian propozojnë ulje shtesë të çmmit të lejuar maksimal për import të naftës ruse. Sipas rregullave të vendosura në G7, kompanitë perëndimore mund të blejnë naftë ruse me çmim deri në 60 dollarë për barrel të vërtetuar maksimalisht.

Në letrën e gjadhtë vendeve baltike theksohet se nevojitet "rritje e vazhdueshme e ndikimit të sanksioneve evropiane" me uljen e çmimit të vërtetuar maksimalisjt për importin e naftës ruse.

G7 e ka vendosur këtë kufizim që t'i ulë të ardhurat e Moskës nga eksporti i naftës, por gjatë vërtetimit të vlerës së çmimit të energjesit rus është mbajtur llogari për mbajtjen e stabilitetit të tregjeve globale energjetike.

Kufizimi i këtillë është vendosur në bazë të parashikimeve se në vitin 2025 do të ketë suficit global të ofertës së naftës dhe si zgjidhje të përkohshme deri te caktimi eventual i masave më të ashpra. 

„Запленетиот танкер со нафта „Сотис“ е ослободен по наредба на судот“, се наведува на официјалната веб-страница на Револуционерната гарда.

Gjashtë vendet anëtare të BE-së tani thonë se propozimi i tyre do të reduktonte më tej të ardhurat ruse pa shkaktuar "ndërprerje të rëndësishme" në tregjet globale të naftës. Sipas tyre, tregu ndërkombëtar i naftës aktualisht është i furnizuar mirë, ndaj nuk ka rrezik të konsiderueshëm për një goditje në treg për shkak të uljes së kufirit të çmimit për energjinë ruse.

Ekspertët e energjisë theksojnë se sanksionet perëndimore, si dhe sulmet me dronë ukrainas, kanë ndërprerë tashmë prodhimin e naftës në Rusi dhe tre rafineri në rajonin e Detit të Zi kanë ndaluar së punuari ose janë duke funksionuar me kapacitet të reduktuar.

Sipas ekspertëve, kjo, së bashku me kapacitetin e kufizuar të magazinimit, e ka detyruar Rusinë t'u shesë naftë vendeve të tjera me ulje dhe çmime më të ulëta dhe të pranojë norma më të larta interesi, duke sforcuar më tej kapacitetet e sektorit rus të naftës. mb/

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR