• e enjte, 26 dhjetor 2024

Amsterdami nga muaji maj e ndalon pirjen e xhointit në vende publike

Amsterdami nga muaji maj e ndalon pirjen e xhointit në vende publike

Amsterdam, 9 shkurt 2023 (MIA) – Njerëzit nga mesi i majit më nuk do të mund të pijnë marijuanë në vende publike në rajonet historike të Amsterdamit, pasi autoritetet holandeze janë duke luftuar kundër efekteve negative të turizmit masiv.

Sipas ndryshimeve të tjera, restorantet duhet të mbyllen më herët dhe prostitutat duhet të përfundojnë punën më herët në kuartin me drita të kuqe në Valen, thuhet në kumtesën e qytetit. Këto lëvizje synojnë ta bëjnë lagjen më të sigurt dhe më komode për banorët, thuhet në kumtesë, duke potencuar se gjatë natës, atmosfera ndonjëherë mund të jetë "shumë e errët". Me vite, banorët e zonës janë ankuar për pirjen e alkoolit, bërtitjen dhe pirjen e marijuanës. Turistët tërheqin gjithashtu dilerët e drogës, të cilët nga ana e tyre krijojnë krimin, duke rritur rreziqet në rrugë, thuhet në kumtesën e qytetit.

Një nga arsyet që turistët i tërheqë Amsterdami janë kafenetë ku turistët lejohen të blejnë sasi të vogla hashash dhe marihuanë.

Autoritetet e qytetit janë duke menduar nëse duhet ta kufizojnë shitjen në kafene në periudhë prej orës 16 deri në orën 1 pas mesnate.

Rregullat e reja janë pjesë e një pakoje më të gjerë masash për të mbrojtur banorët vendorë, me rregulla shtesë që do të kërkojnë që baret të ndalojnë shërbimin ndaj mysafirëve pas orës 1 pas mesnate. 

QËNDRONI TË LIDHUR