• e enjte, 26 dhjetor 2024

Amnistohet opozitari bjelllorus Protaseviç

Amnistohet opozitari bjelllorus Protaseviç

Minsk, 22 maj 2023 (MIA) - Gazetari opozitar bjellorus Roman Protaseviç, i cili në fillim të muajit ishte i dënuar me tetë vite burg, sot është amnistuar, njofton agjencia bjelloruse e lajmeve, BellTA.

Protaseviç ka nqenë i dënuar me tetë vite burg për krime si nxitje e terrorizmit, organizimit të trazirave masive dhe shpifjes së presidentit bjellorus Aleksandar Lukashenko.

"Së bahsku me dy të dyshuar të tjerë, tël cilët janë gjykuar në mungesë, Protaseviç është akuzuar se ka kryer të paktën 1.596 vepra penale. Akuzat në atë kohë kanë përfshirë organizim të trazirave masive, përgatitje të veprave, të cilat e prishin rendin publik, duke bërë thirrje për sanksione kundër Bjellorusisë, krijim ose udhëheqje të grupit ekstremist dhe komplot për ndërmarrje të pushtetit. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR