• e martë, 26 nëntor 2024

"Amnesti interneshënëll" në letrën dërguar Borellit ju bëri thirrje vendeve të BE-së të ndalojnë dërgimin e armëve Izraelit

 Londër, 28 gusht 2024 (MIA) - Organizata për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut "Amnesti interneshënëll" në letrën dërguar përfaqësuesit të lartë për politikë të jashtme dhe siguri të Bashkimit Evropian, Zhosep Borell, në të cilën sot ka pasur kontroll agjencia DPA, ju bëri thirrje vendeve të Bashkimit Evropian të ndalojnë  që t'i dorëzojnë armë Izraelit.

 Organizata, gjithashtu, kërkoi nga BE-ja të mos investojë ose tregtojë me vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara palestineze, gjë që u konsiderua e paligjshme në një opinion të fundit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) në Hagë. 

 "Amnesti interneshëll" e dërgoi listën para mbledhjes së ministrave të punëve të jashtme të BE-së në Bruksel në të cilën do të bisedohet për luftën në Gazë mes Izraelit dhe Hamasit, e cila filloi me masakrën e Hamasit ndaj civilëve izraelit në jugun e Izraelit më 7 tetor. Në korrik, GJND-ja në një opinion këshillues jo të detyrueshëm tha se pushtimi gati 60-vjeçar i territoreve palestineze nga Izraeli shkel ligjin ndërkombëtar dhe duhet të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur.

 Edhe pse vendimi i ashtuquajtur Gjykata Botërore nuk është e detyrueshme, është domethënëse sepse ka autoritetin e së drejtës ndërkombëtare dhe mund të dobësojë mbështetjen për Izraelin. Gjykata më e lartë e Kombeve të Bashkuara njoftoi se vendbanimet izraelite, të cilat janë ndërtuar në territoret e pushtuara palestineze, janë të paligjshme.

 GJND-ja, gjithashtu, tha se anëtarët e gjykatës, përfshirë edhe vendet e BE-së, kanë përgjegjësi të mos e mbështesin okupimin politik ose të mos e pranojnë status kuon e krijuar nga Izraeli. "Amnesti interneshënëll" në letrën dërguar Borellit thekson se vendet e BE-së “duke furnizuar me armë, teknologji dhe pajisje” Izraelin, nuk po e përmbush këtë detyrim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR