• e premte, 08 nëntor 2024

Amnesti Interneshënëll kërkon që talebanët të ndalojnë ekzekutime në Afganistan

Amnesti Interneshënëll kërkon që talebanët të ndalojnë ekzekutime në Afganistan

 Islamabad, 23 shkurt 2024 (MIA) - Organizata për të Drejtat e Njeriut Amnest Interneshënëll sot u ka bërë thirrje talebanëve në pushtet në Afganistan që të ndalojnë kryerjen e ekzekutimeve dhe ta heqin dënimin me vdekje.

"Ne i kundërshtojmë të gjitha ekzekutimet si shkelje të së drejtës për jetën. Talebanët vazhdimisht i kryejnë publikisht, gjë që është një fyerje e rëndë për dinjitetin njerëzor, si dhe një shkelje e ligjeve dhe standardeve ndërkombëtare dhe nuk mund të tolerohet", bëri të ditur organizata.

 "Kryerja e ekzekutimeve në publik rrit mizorinë e natyrshme të dënimit me vdekje dhe mund të ketë vetëm një efekt dehumanizues mbi viktimën dhe një efekt brutal për ata që janë dëshmitarë të ekzekutimeve. Ndërkohë, mbrojtja e të drejtës për një gjykim të drejtë  sipas pushtetit  de fakto të talebanëve, mbetet një shqetësim serioz", thekson Amnesti.

Foto: DPA 

 

QËNDRONI TË LIDHUR