• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Amir-Abdollahian: Hamasi dhe Hezbollahu armët i furnizojnë nga Ukraina

Amir-Abdollahian: Hamasi dhe Hezbollahu armët i furnizojnë nga Ukraina

Doha, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir - Abdollahian, sot në Doha ka folur për gjendjen në Lindjen e Mesme dhe aty zbuloi se Hamasi dhe Hezbollahu prej nga i marrin armët.

Ministri tregoi se Hamasi dhe Hezbollahu i furnizojnë nga tregu i zi, sidomos nga Ukraina.

"Ata nga Ukraina mundë të marrin çfarë të duan", tha Amir - Abdollahian. 

 Ai shtoi se shefi i politikës së Hamasit, Ismail Hanie, personalisht i ka treguar se "Hamasi në këtë mënyrë mund të luftojë me vite".

Ministri Amir-Abdolahian theksoi se Irani dhe Izraeli kanë vetëm një punë të përbashkët. 

"E vetmja gjë që Irani dhe Izraeli e ndajnë është ajo se nuk besojnë në një zgjidhje me dy shtete", tha Amir-Abdolahian.

Ai e ka përsëritur propozimin iranian për mbajtjen e referendumit për të përcaktuar fatin e Palestinës, në të cilën do të lejoheshin të votonin vetëm pasardhësit e atyre që jetonin atje para vitit 1948.

Ministri iranian i Punëve të Jashtëm konfirmon se kishin marrë mesazhe amerkane për sulme ndaj bazave të tyre në Irak dhe Siri, ndërsa mohuan përfshirjen iraniane, duke shtuar se "konflikti tashmë është zgjeruar".

"Në çdo moment mund të ketë shpërthim rajonal", shtoi Amir-Abdolahian. qa/

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR