Amir-Abdolahian: Zgjerimi i luftës mes Izraelit dhe Hamasit është e pashmangshme
- Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir-Abdolahian, kolegut të tij nga Katari, sheikut Mohamed bin Abdulrahman al-Tani i tha se përhapja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit është "e pashmangshme", transmetojnë mediumet iraniane.
- Post By Arta Bunjaku
- 08:34, 10 nëntor, 2023
Teheran, 10 nëntor 2023 (MIA) - Shefi i diplomacisë iraniane, Hosein Amir-Abdolahian, kolegut të tij nga Katari, sheikut Mohamed bin Abdulrahman al-Tani i tha se përhapja e luftës mes Izraelit dhe Hamasit është "e pashmangshme", transmetojnë mediumet iraniane.
"Për shkak të rritjes së intensitetit të luftës kundër populaltës civile në Gazë, zgjerimi i luftës u bë i pashmangshëm", deklaroi Amir Abdolahian në bisedën e djeshme telefonike me kolegun e vet nga Katari, transmetoi televizioni iranian Pres TV.
Mediumet britanike theksojnë se prej fillimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës, Irani dhe grupet terroriste që i mbështetë në Liban, Jemen, Siri dhe Irak kërcënojnë me konflikt rajonal.
SHBA-ja në rajonin e Lindjes së Afërt dërgoi dy grupe mbajtësish të aeroplanëve dhe nëndetëse bërthamore në tentim për ta kthyer Teheranin nga kërcënimi me konflikt rajonal.
Katari, shtet i cili ka lidhje të afërta me Hamasin, po tenton të ndërmjetësojë për ndërprerje të zjarrit dhe lirim të pengjeve të cilët i mban ky grup militant palestinez në Rripin e Gazës, theksojnë mediumet britanike. ab/
foto: МIА arkivi