• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Amerika: Veto sepse në rezolutë nuk është cekur e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje

Amerika: Veto sepse në rezolutë nuk është cekur e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje

Nju-Jork, 18 tetor 2023 (MIA) - Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Linda Tomas-Grinfilld sot sqaroi se SHBA-ja ka vendosur veto ndaj rezolutës të Këshillit të Sigurimit për situatën në Lindjen e Afërt, sepse në projekt-rezolutën braziliane nuk përmendet e drejta e Izraelit për vetëmbrojtje.

"Si edhe çdo komb në botë, Izraeli ka të drejtën e natyrshme të vetëmbrojtjes, siç është cekur në nenin 51 të Kartës së KB-së. Pas sulmeve paraprake terroriste të grupeve si Al Kaeda dhe Shteti islamik, ky Këshill e konfirmoi atë të drejtë dhe ky dokument duhej t akonfirmonte të njejtën", deklaroi Linda Tomas-Grinfilld, sipas ueb-faqes së misionit të SHBA-së në KB.

Ambasadorja e SHBA-së në KB theksoi se Amerika është e pranishme në terrenin ku po bëhet punë e vështirë diplomatike.

Ajo gjithashtu theksoi se udhëtimi i Bajdenit në Lindjen e Afërt qartë e tregon faktin se SHBA-ja është aktivisht e angazhuar në nivelin më të lartë.

Ajo shtoi se SHBA-ja është e "tmerruar dhe e pikëlluar" nga shpërthimi i djeshëm në spitalin Ahli Arab në gazë, duke shprehur keqardhje prë "humbjen trajgike të jetëve njerëzore". ab/

Foto: Х

QËNDRONI TË LIDHUR