Ambasadorja e BE-së në Ukrainë: Eurokomisari i Mbrojtes Kubilius mëngjesin e sotëm e ka kaluar në një strehimore në Kiev për shkak të sulmeve ruse
- Eurokomisari i ri i Mbrojtjes, Endrus Kubilius, mëngjesin e sotëm e ka kaluar në një strehimore në Kiev për shkak të sulmeve ruse me raketa, njofton Ukrinform.
Kiev, 13 dhjetor 2024 (MIA) - Eurokomisari i ri i Mbrojtjes, Endrus Kubilius, mëngjesin e sotëm e ka kaluar në një strehimore në Kiev për shkak të sulmeve ruse me raketa, njofton Ukrinform.
Ambasadorja e BE-së në Ukrainë, Katarina Maternova, përmes rrjetit social e informoi opinionin se Kubiliusi ishte në strehimore gjatë sulmit.
Matarenova shtoi se Rusia sot ka lëshuar 93 raketa balistike dhe kryqëzuese, si dhe më shumë se 200 dronë, duke synuar infrastrukturën kritike të Ukrainës, përfshirë edhe rrjetin e energjisë.
Forcat e Mbrojtjes së Ukrainës kanë arritur të rrëzojnë 81 raketa, përfshirë 11 raketa kryqëzuese, ndërsa avionët F-16 ndihmuan në rrëzimin e raketave.qa/
Foto: X