• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori rus në Londër paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të eskalojë nëse Britani e Madhe vazhdoi të dërgojë armë në Kiev

Ambasadori rus në Londër paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të eskalojë nëse Britani e Madhe vazhdoi të dërgojë armë në Kiev

Londër, 28 maj 2023 (MIA) - Ambasadori rus në Londër paralajmëroi se lufta në Ukrainë mund të përshkallëzohet pasi Britania e Madhe dhe vendet perëndimore vazhdojnë t'i furnizojnë me armë presidentit ukrainas Volodimir Zelenski, transmeton DPA.

Andrej Kelin deklaroi për BBC-së se veprimet e vendeve të NATO-s, dhe "veçanërisht" ato të Britanisë, kanë krijuar rrezik nga vazhdimi i luftës dhe paraqitja e një "dimensioni të ri" të armiqësive.

Ai shtoi se Rusia ka "burime të mëdha" dhe edhe pse luftimet zgjasin më shumë se një vit, vendi i tij ende nuk ka filluar "të veprojë shumë seriozisht".

"Rusia është 16 herë më e madhe se Ukraina. Ne kemi burime të mëdha", theksoi Kelin.

"Herët a vonë, sigurisht që ky përshkallëzim mund të marrë një dimension të ri, dhe ne nuk kemi nevojë dhe nuk duam. Mund të arrijmë paqe që nesër", shtoi diplomati rus.

I pyetur për provat e përhapura dhe në rritje të krimeve të luftës ruse, Kelin u përgjigj se Ukraina është ajo që kryen krime lufte. Ai më pas ndryshoi kursin dhe tha se OKB-ja nuk ka autoritet për të hetuar krimet e luftës, theksoi DPA. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR