• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Serbia duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

Ambasadori i SHBA-së në Beograd: Serbia duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur

Beograd, 12 tetor 2023 (MIA) - Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kristofer Hill, sot deklaroi se "do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është një shtet i pavarur”.

“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë këtë dhe të vazhdojë. Dhe unë do të doja që ta bënte këtë, por fakt është se problemi është shumë më kompleks”, tha Hill.

Duke folur në Konferencën e Sigurisë së Beogradit (BSC), Hill vlerësoi se Serbia dhe Kosova përfundimisht do të duhet të arrijnë në një zgjidhje politike për këdo që konfirmohet të jetë përgjegjës për ngjarjet në Banjskë, në veri të Kosovës.

"Tani ne kemi një problem që duhet zgjidhur. Kushdo që është përgjegjës për të, ne do të duhet të kemi një zgjidhje politike, do të duhet të ulemi dhe të kuptojmë se çfarë është e drejtë", tha Hill, duke folur në Konferencën e Sigurisë të Beogradit (BSC).

Ai deklaroi se kjo zgjidhje nënkupton “një lloj statusi” për serbët në Kosovë, md[rsa në anën tjetër, “ndërkombëtarizim më të madh” për Kosovën.

"Ne duhet të inkurajojmë të dyja palët që të dëgjojnë njëra-tjetrën", theksoi Hill. ls/

Foto: Arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR