• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadori i SHBA-së në BeH: Rusia nuk paraqet kërcënim ushtarak për Ballkanin, por dëshiron një rajon të paqëndrueshëm

Ambasadori i SHBA-së në BeH: Rusia nuk paraqet kërcënim ushtarak për Ballkanin, por dëshiron një rajon të paqëndrueshëm

Sarajevë, 30 maj 2023 (MIA) - Ambasadori amerikan në Bosnje dhe Hercegovinë, Majkëll Marfi vlerësoi se Rusia për momentin nuk ka në plan të rrezikojë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor me diçka si një ndërhyrje ushtarake, por megjithatë paraqet një kërcënim që duhet trajtuar seriozisht.

Në intervistën për Al Xhezira Balkan, Marfi ka thënë se është e qartë se Rusia po mbështet grupet e krahut të djathtë ekstremist në rajon që përhapin urrejtje etnike dhe rrisin tensionet, ndërsa e gjitha kjo është pjesë e një skenari ku presidenti rus Vladimir Putin përpiqet të shkatërrojë arkitekturën e sigurisë në Evropë.

SHBA, siç sqaroi ambasadori, këtë po e bëjnë me paralajmërimin për gjithçka që Rusia po përpiqet dhe në të njëjtën kohë janë për të bërë gjithçka për të ndihmuar përparimin e Bosnje e Hercegovinës në rrugën drejt integrimeve euroatlantike, që është garanci e stabilitetit të përhershëm.

Si "çmenduri" ai e përshkroi qëndrimin ndaj Rusisë të liderit të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik i cili javën e kaluar ishte në Moskë dhe atje u takua me Putinin duke mbrojtur hapur agresionin rus në Ukrainë.

"Mund të ketë kuptim personalisht për Dodikun, por jo për njerëzit që ai pretendon se përfaqëson", ka thënë Marfi, duke shtuar se është e qartë se populli i Bosnje dhe Hercegovinës dëshiron një të ardhme në Evropë dhe se ajo kalon përmes Brukselit, jo nga Moska.

Foto: Printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR