• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë: Për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e domosdoshme njohja e ndërsjellë

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë: Për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e domosdoshme njohja e ndërsjellë

Prishtinë, 4 korrik 2024 (MIA) - Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rode thotë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje, nëse të dy vendet dëshirojnë anëtarësim në Bashkimin Evropian, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

Në publikimin në faqen e tij në platformën "X" (Tuiteri i mëparshëm), Rode porositi se që të rrumbullaksohet me sukses ky proces, të domosdoshme janë vendime të guximshme nga të dy palët.

"Normalizimi duhet të rezultojë me njohje, nëse edhe Kosova edhe Serbia dëshirojnë të hyjnë në BE. Shumë shpesh ajo që është shënuar si 'hap pas hapi' tregohet si "aq sa jep, aq do të marrësh' ('tit for tat'), që nuk është në dobi të asnjërës palë. Vendimet e guximshme janë shumë të domosdoshme!", tha Rode në intervistën e sotme për televizionin "TeVe1". bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR