• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ambasadori francez në Niger është kthyer në Paris

Ambasadori francez në Niger është kthyer në Paris

Paris, 27 shtator 2023 (MIA) - Ambasadori francez në Niger, Silven Ite, largimin e të cilit nga vendi e kërkoi hunta qeveritare në Niamej nga fundi i gushtit, ka mbërritur sot në Paris, kumtoi Ministria franceze  e Punëve të Jashtme, cituar nga mediat franceze.

Diplomatja e parë e Francës, Ketrin Kolona e ka pritur në Ministrinë e Punëve të Jashtme "për ta falënderuar për veprimet e tij dhe për veprat e ekipit të tij në shërbim të vendit, në kushte të këqija", thuhet në kumtesën e Ministrisë.

Hunta nigeriane ka urdhëruar dëbimin e diplomatit francez dhe ia ka pezulluar imunitetin diplomatik, por Parisi deri tani ka refuzuar ta revokojë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR