• e hënë, 01 korrik 2024

Ambasadori amerikan Hill: Serbia është partneri ynë, pyetja është nëse është edhe Kurti

Ambasadori amerikan Hill: Serbia është partneri ynë, pyetja është nëse është edhe Kurti

Beograd, 8 qershor 2023 (MIA) - Ambasadori amerikan në Serbi, Kristofer Hill sot vlerësoi se është pikëpyetje nëse SHBA-ja mund të konsiderojë tek kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si partner dhe shtoi se "nuk mban mend ndarje kaq të thella mes Prishtinës dhe Berogradit".

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Hill tha se Serbia është një partner konstruktiv në procesin e krizës aktuale në Kosovë, por se pritet t'i njohë dokumentet e Kosovës dhe të mos e pengojë Prishtinën që t'i bashkohet organizatave ndërkombëtare.

Ambasadori amerikan për situatën në Kosovë tha se SHBA-ja ka problem me Kurtin.

"Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse mund të llogarisim tek ai si partner. Por unë do t'ia lë atë vendim ambasadës sonë në Prishtinë", tha Hill, duke shtuar se qetësimi i tensioneve është thelbësor.

Sipas tij, ka “de-eskalim, natyrisht nga pala serbe, ndërsa pritjet e BE-së dhe SHBA-ja janë që Kosova të bëjë një hap në atë drejtim”. Ai vlerësoi se është e rëndësishme që policia speciale të tërhiqet nga ndërtesat komunale në veri të Kosovës dhe që kryetarët të largohen nga ato objekte.

"Një çështje shumë më e vështirë mund të keni zgjedhje të reja. Nga pala serbe u tha qartë se është me rëndësi formimi i Asociacionit të komunave me popullatë shumicë serbe (AKS), që është ende problem për Kurtin. Për shkak se të gjithë të tjerët kuptojnë se është e domosdoshme", shtoi ambasadori amerikan në Beograd.

Hill tha se "SHBA-ja konsideron tek presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq si në një partner të mirë".

"Mendojmë në të si në një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë se do të vazhdojë. Do të doja të bëjë gjithçka që mundet për të de-përshkallëzuar situatën dhe ne shohim që tashmë po zbatohet, është shumë pozitive", tha ambasadori amerikan.

Sipas tij, "me autoritetet në Serbi ka mirëkuptim se si të ecim përpara, t'i bëjmë gjërat së bashku". mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR