• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Ambasadorët e Kuinitit në Qeverinë e Kosovës për takim me Kurtin

Ambasadorët e Kuinitit në Qeverinë e Kosovës për takim me Kurtin

Prishtinë, 12 mars 2024 (MIA) - Automjetet e ambasadorëve të pesë shteteve më të fuqishme të akredituara në Kosovë – Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, të njohura si “Quinta Grup”, janë parë pasditen e sotme në parkingun përballë Qeverisë së Kosovës.

Portali “Ekonomia Online” (ekonomiaonline.com), i cili ka publikuar një video të automjeteve të parkuara para Qeverisë, pretendon se ambasadorët kanë shkuar në takim me kryeministrin Albin Kurti, ndonëse nuk ka asnjë konfirmim zyrtar tani për tani për atë informacion nga Qeveria.

Në Kosovë gjatë kësaj jave pritet të arrijë i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Xho Bajden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar, i cili njoftoi se me nikoqirët do të diskutojë, ndër të tjera, edhe për rregulloret e diskutueshme të Bankës Qendrore të Kosovës. për vendosjen e euros si valutë të vetme në vend, gjegjësisht heqjen e dinarit serb për pagesë me para të gatshme.

Ndërkombëtarët thonë se vendimi i autoriteteve të Kosovës është legjitim, por kërkojnë një periudhë më të gjatë për zbatimin e tij, për të mundësuar përshtatjen me të të pjesëtarëve të minoritetit serb, të cilët marrin fonde të konsiderueshme, në formë të pagave, pensione, ndihma sociale etj, nga vendi amë, Serbia. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR