• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasadorët e BE-së u dakorduan për sanksione për funksionarët iranianë përgjegjës për shtypjen e protestave

Ambasadorët e BE-së u dakorduan për sanksione për funksionarët iranianë përgjegjës për shtypjen e protestave
Bruksel, 12 tetor 2022 (MIA) - Anëtaret e Bashkimit Evropian sot ranë dakord që të vendosin sanksione për përfaqësuesit iranian të përfshirë në shtypjen e protestave masive në atë shtet, njoftuan sot burime diplomatike në Bruksel. Protestat ishin shkaktuar nga vdekja e 22-vjeçares Mashe Amini, e cila ndërroi jetë nga arrestimi i policisë iraniane për moral, për shkak të bartjes jo sipas rregullave të hixhabit. Marrëveshjen politike për sanksione të cilën e arritën ambasadorët e 27 vendeve të Bashkimit Evropian duhet ta konfirmojnë edhe shefat e diplomacive të atyre vendeve, ndërsa takimi i tyre është caktuar për të hënën në Luksemburg. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR