• e martë, 24 dhjetor 2024

Ambasadorët e BE-së ranë dakord për ndarjen e 35 miliardë eurove për huanë nga G7 për Ukrainën

Ambasadorët e BE-së ranë dakord për ndarjen e 35 miliardë eurove për huanë nga G7 për Ukrainën

Bruksel, 9 tetor 2024 (MIA) - Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së sot ranë dakord që BE-ja të ndajë 35 miliardë euro për një hua më të madhe, të planifikuar nga G7 për Ukrainën.

Huaja nga G7 do t'i përdorë fondet e ngrira të bankës qendrore ruse, kanë konfirmuar diplomatë nga vendet e BE-së.

G7 dhe BE njoftuan në qershor se do të japin një hua prej 50 miliardë dollarësh për të ndihmuar Ukrainën, që do të paguhet me fitimet e krijuara nga asetet e ngrira ruse në Perëndim. ls/

Foto: Arkiv i MIA-s  

QËNDRONI TË LIDHUR