• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Mbyllet Ambasada e SHBA-së në Port-o-Prens pas trazirave të dhunshme dhe të shtënave të djeshme

Mbyllet Ambasada e SHBA-së në Port-o-Prens pas trazirave të dhunshme dhe të shtënave të djeshme

Port-o- Prens, 8 gusht 2023 (MIA) - Ambasada e SHBA-së në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, njoftoi se nga sot është e mbyllur për shkak të shtënave të fundit në afërsi të saj. 

Gjithashtu, nga atje njoftuan se kanë kufizuar lëvizjen e personelit të tyre në kompleksin e ambasadës deri në një njoftimin e ardhshëm.

"Disa rrugë për në ambasadë mund të jenë në rrezik për shkak të të shtënave," paralajmëroi Ambasada amerikane, raportuar nga mediat britanike.

Mbyllja e kompleksit diplomatik amerikan vjen pas tensioneve në rritje të djeshme në protestat në Port-o-Prens, kur protestuesit u përleshën me policinë, duke kërkuar mbrojtje nga bandat e dhunshme.

Bandat në Haiti po rrëmbejnë dhe vrasin njerëz në numër në rritje, ndërsa në të njëjtën kohë shkatërrojnë sistemin  shëndetësor.

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara, për rreth 5.2 milionë banorë të shtetit ishull kanë nevojë për ndihmë humanitare, që është pothuajse gjysma e popullsisë së Haitit. qa/ar/

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR