• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem i rekomandoi personelit të qëndrojë në vend të sigurt deri në udhëzimet e reja për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Ambasada e SHBA-së në Jerusalem i rekomandoi personelit të qëndrojë në vend të sigurt deri në udhëzimet e reja për shkak të sulmit të Hamasit ndaj Izraelit

Jerusalem, 7 tetor 2023 (MIA) - Ambasada amerikane në Jerusalem u rekomandoi të punësuarve të qëndrojnë në vend të sigurt, deri në rekomandimet e reja për shkak të dhunës në Izrael dhe Gazë. 

"Ambasada amerikane e ndjekë me kujdes situatën e sigurisë si rezultat i raketave të gjuajtura nga Gaza në Izraelin jugor dhe qendror, përfshirë edhe Tela Avivin dhe Jerusalemin, si dhe infiltrimin e militantëve të Hamasit", thuhet në kumtesë.

Ambasada "është e vetëdijshme se ka viktima si rezultat i atyre incidentëve" dhe i paralajmëron qytetarët e SHBA-së "të jenë vigjilentë dhe të ndërmarrin hapa adekuat për ta rritur sigurinë e tyre", thuhet më tej në kumtesë.

Presidenti amerikan, Xho Bajden dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu realizuan sot bisedë, lajmëroi Si-En-En, duke iu referuar personave zyrtarë të njoftuar me atë çështje.

Paraprakisht, kabineti i Netanjahut publikoi kumtesë në të cilën thuhet se Bajden i është paraqitur kryeministrit dhe e ka shprehur mbështetjen e tij për Izraelin.

"Presidenti amerikan Xho Bajden i është paraqitur kryeministrit Benjamin Netanjahu dhe theksoi se SHBA-ja qëndron krahas Izraelit dhe tërësisht e mbështetë të drejtën e Izraelit për t'u mbrojtur", thuhet në kumtesë. "Kryeministri e falëndeori presidentin amerikan për mbështetjen e tij të parezervë dhe qartë bëri me dije se do të nevojitet fushatë e vazhduar dhe e fuqishme në të cilën Izraeli do të fitojë". ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR